Rreth Nesh

Me shume se 20 vjet experience

Musai Olive Oil sh.p.k

MUSAI Olive Oil sh.p.k. është një nga prodhuesit e vajit cilësor të ullirit në vend. Fabrika menaxhohet nga  z. Vesaf Musai, bashkeshortja dhe dy femijet te specializuar ne teknologji ushqimore dhe marketing. Fabrika ndodhet në Skrofotinë të rrethit të Vlorës, e  pozicionuar përballë kodrave të ullinjve shekullorë. Janë kodrat e buta me kurorë paqeje që na falin këtë produkt kaq të domosdoshëm për ushqyerjen.

Vaji Musai është I certifikuar “ORGANIK” nga Bioinspecta. Fabrika prodhon vaj vetëm nga ullinj të zonës së Vlorës, të rritur dhe kultivuar në mënyrë organike dhe një nga rajonet më të pasur në vend me ullinj dhe i famshëm për praninë dhe kultivimin e varietetit autokton “KALINJOT”, unik për cilësitë e pakrahasueshme e të pakonkurrueshme të vajit. 


Pjesemarrja ne panaire nderkombetare si Fancy Food Show ne New York e Washington, Foodex ne Japoni, Biofach ne GJermani, CEEC Expo ne Kine dhe shume te tjera kane qene forma kryesore e promovimit te vajit te ullirit cilesor Shqipetar ne tregjet nderkombetare.

Teknologjia dhe kapaciteti

Kompania ka investuar vazhdimisht në drejtim të përmirësimit dhe perfeksionimit të teknologjisë së përpunimit, me synim arritjen e standardeve më të larta cilësore të prodhimit. Kjo eshte bere e mundur dhe falë  pajisjeve me te fundit teknologjike cilësore “Alfalaval” të instaluara në vitin 2019 ne fabrikë. Mbeshtjetja e vazhdueshme e Ministrise se Bujqesise, AZHBR-se dhe USAID.

Aktualisht, kapaciteti ynë perpunues është 2000 ton/sezon (Tetor – Dhjetor) ndërsa kapaciteti magazinues arrin në nivelet e 40 000 litra/vit.

Ruajtja e vajit në fabrikën tonë kryhet në kushte shumë të mira, në ambjent të freskët, të ventiluar mirë dhe në çisterna çeliku të pandryshkshëm (Inoxidable) dhe i çertifikuar në burim si i përshtatshëm për ruajtjen e produkteve ushqimore.


TOP