Fabrika “Musai Olive Oil†është një tjetër model suksesi i sipërmarrjes shqiptare. Një produkt cilësor “Made in Albania†që eksportohet tashmë në Zvicër, New Jork, Bosnjë, e deri në Hong Kong. Kërkesat për këtë vaj ekstra të virgjër vijnë edhe nga Kina dhe Japonia.
Fakti që është vlerësuar prej 10 vitesh vetëm me çmime të para, tregon se cilësia është fokusi i këtij biznesi familjar që tashmë po përcillet dhe po vazhdohet nga fëmijët e kësaj familjeje.