Vaji i ullirit Musai është një nga markat lider të prodhimeve shqiptare. Fabrika e vajit Musai, e cila daton që nga viti 1995, është një biznes familjar me përmasa ndërkombëtare.Â
Vaji i ullirit Musai konkuron denjësisht në tregun vëndas dhe të huaj si produkt i certifikuar bio/organik nga institucionet ndërkombëtare. Vajin e ullirit Musai e gjeni jo vetëm në tregjet evropiane, por edhe përtej kontinentit në New York, Hong Kong, Tokyo etj.Â
Musai Olive Oil prej vitesh eksporton në Evropë, Azi dhe Amerikë. Gjithashtu furnizon restorantet dhe hotelet me prestigjioze në vend.
Kujdesi per klientin është prioriteti ynë paresor. Për cdo informacion ose porosi, mund të na kontaktoni në email: info@musaioliveoil.com si dhe në numrin +355 699770500.Â
Vaji i ullirit Musai është i certifikuar "Vaj Organik Extra i virgjër" nga Bio Inspecta si dhe nga USDA Organic. Këto certifikime garantojnë prodhimin BIO të produktit në të gjitha fazat e prodhimit.
Ullinjtë shekullor Kalinjiot kultivohen ne kodrat e Vlorës, me pjerrësi optimale 20% për rrjedhjen e ujërave.  Pozicionimi i tyre prane detit dhe jodios ndikon jashtezakonisht ne aromën intensive që karakterizon ullirin kalinjiot. Per te perfituar nje frut te shendetshem duhet te behen te gjitha sherbimet agroteknike.Â
Procesi i vjeljes eshte shume i rendesishem per te marre nje vaj cilesor. Vjelja e ullinjve Kalinjot behet me dore dhe jo me mjete qe mund te demtonin frutin. Demtimi do sillte oksidimin e frutit te ullirit dhe humbjen e fenoleve. Transportimi behet ne arka dhe pas 4 oresh nga vjelja fillon procesi i perpunimit.
Mbasi behet pastrimi i linjes me uje dhe sode kaustike, behet larja e ullinjve, heqja e gjetheve, bluarja dhe homogjenizimi. Uji eshte i kontrolluar dhe ploteson kushtet qe te mos prishet cilesia e vajit, temperatura e te cilit duhet te jete 22-24 grade dhe koha e homogjenizimit te ullirit duhet te jete 30-40 minuta.
Mbasi prodhohet eshte shume e rendesishme ruajtja ne tankera inoksi, pa kontakt me ajrin, driten dhe temperatuart e larta. Paketimi behet ne shishe te erreta, jo transparente, per te evituar kontaktin me driten per te mos demtuar cileaine e vajit. Pervec shisheve 0.5 lt, perdorim dhe kanace 5 lt te galvanizuara.
In this workshop were invited to attend and follow the activity: The Minister of Agriculture Mr. Panariti, The Prefect of Vlora Mr. Dervishi, the Director of COI (International Olive Council) Mr. Barjol, the representative of Albanian Olive Oil producers Mrs. Postoli..
ntervistë me Kejda Musa, menaxhere marketingu e ‘’Musai Olive Oil’’. Kejda Musa: Unë besoj se jeta është si vaji i ullirit, ka periudha të forta dhe periudha të buta, ndonjëherë ka dhe periudha të hidhura dhe intensive. E rëndësishme është të gjendet balanca dhe harmonia.