Produkti

Ne prodhojme Vaj Ulliri Virgin dhe Extra virgin

Vaji i Ullirit Organik "Musai"

Vaji Musai eshte certifikuar organik (bio) nga Bio Inspecta dhe nga USDA Organic. Keto certifikime, garantojne prodhimin Bio ne te gjitha proceset. Fale certifikimeve te mesiperme Musai Olive Oil eksporton vaj ulliri prej shume vitesh  ne Evrope, Azi dhe Amerike. 

Pas kësaj sipermarrjeje të sukseshme e cila daton qëe nga viti 1995, qëndron Vesaf Musai me bashkëshorten dhe dy fëmijët, të specializuar në teknologji ushqimore dhe marketing. 

Dëshmi e suksesit të vajit të ullirit Musai janë 5 medaljet e arit dhe 3 extra ari në konkurse nderkombëtare dhe shumë cmime dhe vlerësime të tjera, brënda dhe jashtë vëndit. 

Fabrika ndodhet 12 km ne hyrje te Vlores dhe prodhon vaj  nga ullinj Kalinjiot shekullor, me vlera te larta ushqyese, të rritur dhe kultivuar në mënyrë organike ne një nga rajonet më të pasur në vend me ullinj dhe i famshëm për praninë dhe kultivimin e varietetit autokton “Kalinjot”, unik për cilësitë e pakrahasueshme e të pakonkurrueshme të vajit.

Avantazhet

  • Puna e palodhur per rritjen e nivelit profesional
  • Permiresimi i vazhdueshem i teknologjise
  • Stafi i kualifikuar
  • Pozicioni gjeografik
  • Eksperience 25 vjecare
  • Marke e njohur nderkombetarisht
TOP